“PërPuthen”: Antoneta dhe Edona debatojnë ashpër mes tyre, ja çfarë ndodhi

26/04/2020 17:20

Rubrika “PërPuthen” në emisionin “E Diell”, ka rrëmbyer zemrat e gjithë publikut shqiptar. Debatet, sarkazmi, të papriturat, janë disa nga komponentët që kjo rubrikë, ia transmeton publikut me doza të larta.

Edona, është njëra nga konkurrentet, e cila nuk u prit me sy shumë të mirë nga dy vajzat e tjera të “PërPuthen”, Antoneta dhe Ina. Shpesh zgjedhjet që ajo bënte në takime (takimet që bënte me djemtë), perceptoheshin si strategji në dëm të Antonetës dhe Inës dhe për këtë arsye marrëdhëniet e tyre kanë qenë të krisura. Por, Antoneta dhe Edona në puntatën e sotme, u bënë pjesë e një debati. E gjitha ndodhi pasi Antoneta, teksa ishte në takim me Marenin, ka përmendur në mënyrë indirekte Edonën.

Këtë gjë Edona nuk e ka pritur shumë mirë dhe reagimi i saj habiti jo pak.

Antoneta: Edon, e ka ftuar Marenin ndonjëherë për të bërë ndonjë lojë së bashku.

Edona: Nuk është se Antoneta e ka dëgjuar këtë pjesë, isha unë ajo që ia kam thënë Antonetës, është e vërtetë. Ja kam thënë Antonetës në momentin që është larguar Mareni. Mareni e ka kërkuar para një muaji. Është i lodhur, aq i mërzitur për pjesën e Antonetës nuk i vë faj. Por që e ka kërkuar është plotësisht e vërtetë ajo pjesë. Nuk kisha arsye të gënjeja, por që ai e ka mohuar nuk e di dua ta dëgjoj tani. Unë e prisja nuk është hera e parë që ti më ke përmend në takimet e tua. Në fakt më mirë të kishe thënë ma ka thënë Edona, se e vërtetë është, nuk është se kam gënjyer.

Antoneta: Unë thjesht thash që kam dëgjuar këtë si gjë. O Edona e dimë tani që ma ke thënë ti, nuk e di tani për çfarë po e thekson.

Edona: Kjo nuk është e dëgjuar, kjo ishte një bisedë mes meje dhe teje që ne bëmë.

Antoneta: Pikërisht Edona, prandaj dhe unë i thash Marenit, sepse nuk e dija që ti doje ta pranoje publikisht, që e kishte bërë.

Edona: Po të doja ta pranoja unë publikisht, e kisha thënë që në momentin që Mareni ishte larguar.

Antoneta: Por pse e pranove tani atëherë.

Edona: E pranova tani sepse është e vërtetë. Nga ideja që ai po gënjen tani para kamerave, natyrisht që do e pranoj. E vërteta është e vërtetë. Pjesa që nuk e kam thënë është sepse nuk kisha asnjë interes për Edonën.

Antoneta: Edona nuk po thotë njeri se përse nuk e ke thënë. Thjesht thash që iu drejtova Marenit ashtu, sepse nuk isha e sigurt nëse Edona donte ta pranonte atë gjë.

Edona: Fjalët që i them normalisht që do t’i pranoj. Edhe Antoneta duhet t’i pranojë fjalët që ka thënë.

Antoneta: Çfarë fjalësh kam thënë unë Edona, sepse më duket se po flet pak me kunja.

Edona: Nuk flas fare me kunja, po them bisedën që kemi bërë ne të dyja. Atë pjesën tjetër e di ti.

Antoneta: Diskutuam dhe të pyeta, a je e gatshme ta pranosh. Dëshrion t’I futesh të gjithë bisedës, spo të kuptoj.

Edona: Po futju bisedës, po pres unë vazhdo.

Antoneta: Ti më the nuk dua ta pranoj Edona. Dhe unë prandaj e pyeta Marenin.

Edona: Unë nuk e kam në tipin tim dhe karakterin tim që të kem një prov për dikë dhe ta ul direkte. Ai ishte i larguar nga emisioni. Tani kthehet tjetri nga emisioni dhe unë të them, po prit pak sepse ky ka kërkuar takim me mua. Kur nuk kam interes nuk kam përse e them.

Antoneta: Unë thjesht të pyeta për puntatën e sotme.

Edona: Përse më pyete kur unë po ta kisha thënë do ta kisha thënë në momentin që ai u largua.

Antoneta: Është e rëndësishme për bisedën Edona.

Edona: Janë dhe shumë gjëra të rëndësishme Antoneta, por gjërat që fliten mbrapa nuk fliten.

Antoneta: Nuk i tha njeri

Edona: Në momentin që Mareni iku, ajo bisedë ishte mes meje dhe teje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA