“Maren ti nuk ke pikë të dobët pamjen fizike, por karanterin”/ Antoneta largohet e revoltuar nga takimi

26/04/2020 17:06

Ajo që do të cilësohej si një sqarim mes palëve, u kthye në debat të ashpër mes tyre. Bëhet fjalë për Marenin dhe Antonetën, dy konkurrentët e rubrikës “PërPuthen” në “E Diell”.

Takimi që në fillimet e saj filloi shumë e ndezur në debate. Antoneta i kërkoi “llogari” Marenit, se përse ky i fundit e kishte etiketuar si sipërfaqësore. Më pas, në një moment të bisedës, Antoneta, iu drejtua ashpër Marenit, pasi ky i fundit i kishte bërë like në rrjete sociale, një komenti negativ kundrejt saj. Dhe në fund, teksa Mareni po përpiqej të sqarohej, Antoneta ngrihet nga tavolina dhe i drejtohet Marenit me këto fjalë:

“Nëse mendon që ke pikë të dobët pamjen fizike e ke shumë gabim, karakteri është shumë më keq tek ty”. Pas  këtyre fjalëve, Mareni vendosi përfundimisht që të largohet nga emisioni, duke u kthyer kështu në konkurrentin e pestë që largohet nga kjo rubrikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA