Maratona e Londrës, ndoshta vetëm për atletet elitare

26/04/2020 12:34

Maratona e Londrës e këtij viti mund të lejohet të zhvillohet vetëm me sportistët elitarë.

Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i komitetit organizativ të këtij eventimenti, Hugh Brasher, që gjithsesi shtoi se ky opsion është vetëm një nga 10 skenarët që po studiohen nga ai dhe skuadra e tij.

Maratona e Londrës e 2020 ishte parashikuar të mbahej pikërisht këtë të diel, por u shty për në 4 tetor për shkak të pandemisë coronavirus. duke marrë parasysh faktin se nuk dihet se kur do të hiqen masat e kufizimit nga qeveria Britanike, Maratona e Londrës ku vitin e kaluar morën pjesë 43 mijë vrapues, mund të ndjekë shembullin e asaj të Tokios vitin e kaluar, ku morën pjesë vetëm sportistët elitarë.

Në maratonën e Londrës u mendua se do të merrnin pjesë edhe dy yjet e garave të distancave të gjata, Eliud Kipchoge dhe Kenenisa Bekele dhe Brasher theksoi se ai shpreson që ata të jenë në këtë e4veniment në muajin tetor. Ndërkaq, Maratona e Berlinit që së bashku me atë të Londrës, janë ndër 6 eventet më të rëndësishme në botë përsa i përket kësaj disipline, nuk do të zhvillohet në 27 shtator siç ishte parashikuar, kjo pasi qeveria gjermane e zgjati kohën e ndalimit të grumbullimeve masive deri në 24 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA