“E kam admiruar gjithmonë Maradonën si futbollist, por si person ai ishte ndër më të këqijtë që kam njohur ndonjëherë.” Janë fjalë të Edgardo Colesal, gjyqtar i finales së Kupës Botërore së “Italia ’90”, Gjermani-Argjentinë. Gjermanët fituan falë penalltisë së kthyer në gol nga Brehme, në Stadiumin Olimpik të Romës që e vërshëlleu Diego Armando Maradonën nga fillimi në fund.
“Nëse do të kisha zbatuar rregulloren, do të më duhej ta dëboja që para se të niste ndeshja për fyerjen që i bëri të gjithë stadiumit,” – shpjegon gjyqtari uruguaian në mikrofonin e Radio 1010, duke iu referuar fjalëve të këqija të shqiptuara nga ish-kapiteni i bardhekaltërve gjatë ekzekutimit të himneve. –
Unë u përpoqa ta qetësoja, t’ia shpjegoja se ai duhej të mendonte të luante, por ai nuk më dëgjoi. Mund ta nxirrja me të kuqe edhe pas dëbimit të Monzon, kur më tha që ishte një vjedhje e FIFA-s. Në fushë ai ishte lider, kishte shumë personalitet, si një person jo, e përbuza”.
Top Channel