“Sinqerisht e humba durimin, nuk mundem më. Pas 60 ditësh besoj se e gjitha kjo duhet të përfundojë, ndryshe do të çmendemi.”

Janë fjalët e trajnerit të përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini në një lidhje direkte me “Gazzetta dello Sport” nëpërmjet Instagramit.

“Tani është bërë vërtet e rëndë. Në mëngjes stërvitem, ndërsa pasdite ngjitem në tarracë kur bën kohë e bukur. Mjaft më. Mendoj se duhet të përfundojë, situata po përmirësohet ndjeshëm. Për fat të keq, do të lëmë pas gjëra të tmerrshme, pasi shumë njerëz kanë humbur të afërmit e tyre.”

Mancini më pas shton se “si trajner mendoj se port ë mbyllet tani do të kemi më shumë kohë për të rikuperuar dhe nisur me qetësi, duke shmangur atë seri të gjatë ndeshjesh në shtator, tetor dhe nëntor.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA