Kumbulla refuzon ofertën e Napolit, transferimi te Interi më pranë!

25/04/2020 23:00

Interi e ka rrugën të lirë për të firmosur me Marash Kumbullën.Një sërë skuadrash brenda dhe jashtë Serie A interesohen për Kumbullën, por siç raporton “Sky Sport”.

Interi është shumë më pranë se kundërshtarët në garën për 20-vjeçarin kjo edhe për faktin se kuqeziu ka refuzuar propozimin që i ka ardhur nga Napoli me presidentin e të kaltërve Aurelio De Laurentiis që kishte ofruar 20 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh për kartonin e shqiptarit.Ndërkohë për zikaltrit flitet prej kohësh për një akord me Marashin, por duket se është arritur dakordësia edhe me klubin e mbrojtësit.

Mësohet se Interi dhe Verona janë në prag të akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove. Godin do të largohet këtë verë dhe Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrij e Skriniar. Kalimi te zikaltrit do të ishte një hap i madh në karrierë për mbrojtësin e talentuar të kombëtares kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA