Holanda bëhet i pari evropian që e mbyll zyrtarisht kampionatin përpara kohe.
Drejtuesit e Eredivisie dolën me një komunikatë për shtyp në faqen e internetit të këtij insitucioni vetëm dy ditë pas asaj të Federatës Holandeze të Futbollit që deklaronte se nuk kishte ndërmend të të rifillonte pjesën e mbetur të kampionatit. Në komunikatën e Eredivisie theksohet se ky vendim u ratifikua ditën e premte pasi u diskutua edhe me UEFA dhe palët e treta të përfshira dhe se marrja e tij ishte e paevitueshme pasi është në interes të shëndetit publik. Institucionet më të larta të futbollit në Holandë vendosën të ndërmerrnin këtë masë pas vendimit të qeverisë holandeze për të ndaluar zhvillimin e eventeve sportive edhe pa praninë e publikut deri në 1 shtator 2020
Kjo do të thotë se do të mbetet në fuqi renditja e fundit e kampionatit holandez që zhvilloi 26 javë të tij. Kështu Ajaxi mbetet në vendin e parë, por nuk do të festojë titullin, ndërkohë që nuk do të ketë rënie apo ngjitje në kategori. Në të njëjtën kohë klasifikimi ka përcaktuar edhe skuadrat pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane me Ajax dhe Alkmaar në Ligën e Kampioneve, ndërsa Feyenoord, PSV Eindhoven dhe Willem II do luajnë në Europa League. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga të gjithë, në fakt klubi i Utrechtit e ka kundërshtuar atë pasi për të do të thotë venitje përfundimisht e shpresave për të marrë pjesë në Europa League, objektiv që do ta realizonte nëse do të fitonte Kupën e Holandës. nëpërmjet një komunikate për shtyp,. Utrecht theksoi se nuk e pranon këtë vendim dhe se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv dhe UEFA
Top Channel