Bodybuilding konsiderohet një sport deri diku ekskluziv për meshkujt, por vitet e fundit është duke gjetur masivitet edhe te femrat.
Njëra prej tyre është edhe shqiptarja Eranda Shuaipi, e cila ka 7 vite dedikuar bodybuilding-it dhe është shpallur 2 herë kampione e Shqipërisë, ndërsa vitin që shkoi fitoi në Spanjë Miss Universe, kategoria bikini fitness over 35.
Eranda është pjesëmarrëse edhe në shumë gara në Spanjë, Hollandë, Itali, Angli, Zvicër, Tailande, Indi e të tjera.
Në një lidhje direkte me maratonën televizive në Top Channel, nga shtëpia e saj në Gjirin e Lalzit, Erinda krahas të treguarit për ekpseriencën e saj si sportiste në karantinë jep edhe disa këshilla të vlefshme.
Ju prej vitesh jetoni në Lombardi besoj se situata atje bëri të t’i kaloni këto javë në Shqipëri apo jo? Si po i kalon këto ditë?
Situata në Lombardi është vërtet e rënduar dhe prandaj zgjodhëm të vinim këtu.
Çdo të thotë për një sportist bodybuilding mungesa e palestrës? A të mungon?
Më mungon shumë palestra tani, tani e kam kuptuar se sa shumë rëndësi ka për mua. Tani që është situata them se nuk do të mungoj më .
A stërvitesh edhe në kushte shtëpie?
Unë stërvitem në kushtet e shtëpisë siç bëjnë të gjjthë ata që janë të fiksuar pas palestrës. Këtu ku jam mund të bëj shumë ushtrime lehtësisht. Sporti të ndihmon të kalojmë sa më lehtë këtë situatë.
A ke një mesazh motivues?
Këshilla është se çfarë do lloj stërvitje është më mirë se sa fare.
Top Channel