Gjendja shëndetësore e Junior Sambia, mesfushorit të Montpellier në Ligue 1, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe u shtrua në spital për shkak të infeksionit të rëndë të mushkërive (aktualisht është në koma artificiale) mbetet e qëndrueshme. Futbollisti po luan ndeshjen e tij më të vështirë në spital. Në fakt, për shkak të ashpërsisë së godidjes nga infekioni, 23-vjeçari është në kujdes intensiv (i intubuar).
Sipas raportimeve nga menaxheri i lojtarit në “Le Parisien”, Sambia u transferua në një spital tjetër dhe mjekët vendosën ta kalonin një gjendje kome artificiale.
“”Kushtet e tij janë të qëndrueshme. Ai nuk është përkeqësuar, por as nuk është përmirësuar. Situata është e vështirë. Ai vuajti nga problemet e zorrëve (diarre) për tri ditë, shkoi në spital të martën, por gjendja e tij u përkeqësua. U transferua në një institucion tjetër, ku ata vendosën të kalojnë në koma.”
Top Channel