Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një takim në distancë me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.
Takimi i kryetarit Basha vjen pas atij që zhvilloi me aleatët, por ndryshe nga ai takim, kjo me strukturat do të jetë online për të garantuar rregullat e distancimit social.
Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës përfshihen kryesia, ish deputetët dhe kolegji i kryetarëve, por organizimi i komunikimit të zotit Basha me ta është ndarë sipas qarqeve që përfaqësojnë.
Për rreth 5 orë, Basha do të komunikojë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD në të gjithë vendin duke i ndarë qarqet në 4 grupe kryesore.
Mësohet se mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike nga kreu i opozitës ka në fokus diskutimin e gjendjes së vendit nga pandemia.
Top Channel