Zyrtare, në 8 maj rikthehet futbolli në Korenë e Jugut!

24/04/2020 16:45

Ishujt Faroe ishin shteti i parë që zyrtarizuan rinisjen e futbollit në muajin maj, por menjëherë pas vendit të vogël në Europë, ka ardhur zyrtarizimi edhe nga Koreja e Jugut që bën të ditur rikthimin e futbollit në këtë shtet në datën 8 maj.

Federata ka njoftuar se kanë marrë një vendim dhe të gjithë kampionatet e meshkujve në këtë shtet do të fillojnë në 8 maj. Ashtu siç pritet të ndodhi edhe në vendet e tjera, futbolli fillimisht do të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të frikës së një përhapje të madhe të koronavirusit, i cili gjithashtu prekur edhe Korenë e Jugut, por duket se tani më e keqja ka kaluar.

Po në datën flitet se mund të rinisë futbolli edhe në Gjermani edhe pse ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Bundesliga dhe federata gjermane e futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA