Pesë ish-zyrtarë të Osasunas dhe dy ish-lojtarë të Betis Sevillas u dënuan me burg për fiksim rezultatesh të disa ndeshjeve gjatë sezonit 2013-2015 të La Ligas. Gjithsej nëntë persona u shpallën fajtorë për trukimin e rezultateve në mënyrë që Osasuna të mund të shmangte rënien në divizionin e dytë në vitin 2014.
Hetimi zbuloi se Osasuna i pagoi në total 650 000 euro Betisit: 400 000 euro për të mposhtur Valladolidin, pastaj 250 000 euro që andaluzianët të humbnin ndaj Osasunas (dy ndeshjet e fundit të sezonit). Betis mposhti Valladolid 4-3 dhe humbi në Osasuna 2-1.
Ish-drejtori i Osasunas, Angel Vizcay, mori dënimin më të ashpër, tetë vjet e tetë muaj burg, për mashtrim sportiv, shpërdorim dhe falsifikim të dokumenteve.
Ish-lojtarët e Betisit, Antonio Amaya dhe Xavi Torres, u dënuan me një vit burg, me gjobë 900 000 euro dhe pezullim për dy vjet nga aktivitetet futbollistike. U dënuan gjithashtu ish-presidenti i klubit nga Pamplona, Miguel Archanco, ish-drejtuesit Juan Antonio Pascual, Jesus Peralta dhe Sancho Bandres si dhe dy agjentët e pasurive të patundshme, Cristina Valencia dhe Albert Nolla.
Top Channel