Në një kohë ku e gjithë vëmendja është në luftën kundër koronavirusit, Oklahoma jugore, Teksasi dhe Luiziana janë përballur me stuhi të forta dhe tornado.
Të mërkurën dhe të enjten herët në rajon u raportuan stuhi të forta, përmbytje dhe tornado.
Sipas autoriteteve 7 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga stuhitë. “5 persona vdiqën në Oklahoma dhe Teksas nga disa tornado të fuqishme. Në Luiziana u regjistruan dy viktima, njëri nga stuhitë e erës ndërsa tjetri nga përmbytjet”- thonë autoritetet.
Më shumë se 100,000 shtëpi në të gjithë jugun e SHBA-së ishin pa energji që prej pasdites së të enjtes.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se “tornadoja më e rrezikshme” që goditi qytetin e Onalaska dhe pjesë të tjera të qarqeve Polk dhe San Jacinto në Teksas u formua rreth orës 18:00 sipas orës lokale.
Top Channel