Këngëtarja e njohur Marsela Cibukaj dhe bashkëshorti i saj Vitmar Basha kanë zhvilluar një koncert ditën e sotme tek infektivi.
Këngëtarja u shpreh më zërin e dridhur se kishte përjetuar shumë emocione.
Marsela Cibukaj:
Ne kemi dhënë shumë koncerte dhe kemi bërë në shumë vende, sot na u drodh zëri të dyve. Duke parë situatën që ndodhen mjekët, por edhe të sëmurët. Nuk mendoja që do të takonim ndonjëherë në oborrin e infektivit, por ja që na e dha situate. Na u duk e detyrueshme që muzika të vinte pak në ballkonet e mjekëve dhe pacientëve, i detyroheshim një pauze të vogël muzikore, një serenatë.
Na kishte marrë malli, për të kënduar këtu. Ishte me të vërtetë një serenatë dashurie kjo, kishte dhe emocionet e një koncerti të madh. Unë mendoj që të gjithë ekipi spitalor janë. Na kishte marrë malli, që të këndonim. Së pari sepse na kishte kapur mbyllja është për të gjithë dy persona dhe një maçok vërdallë në shtëpi ishte një mënyrë për të mbajtur kontaktet me njerëzit. Na kanë shkruar nga shumë vende të botës, Rreziku është që edhe zënkat u pakësuan,
Vitmar Basha
Ishte një gjë shumë e bukur se sollën një atmosferë për 30 minuta në një kohë që asgjë s’është normale. Arritëm të jepnim një buzëqeshje të sëmurëve këtu. Është gjë e bukur sepse kemi mbledhur të gjithë njerëzit, na u dha dhe motiv ditor, studionim për liven na ikte koha shumë shpejt. Njeriu zihet kur s’ka ça me bërë.
Top Channel