Në këto javë të gjata izolimi, të apasionuarit pas sportit do të kenë mundësi të shohin në ekranin e vogël një seri emocionuese dokumentarësh për tifozët e basketbollit.
Last Dance, kërcimi i fundit është një përmbledhje filmimesh dhe intervistash që vëzhgon historinë e bukur të gjigantit Majkëll Xhordan dhe skuadrës së Cikago Bulls, drejt suksesit të titullit të NBA në vitin 1996.
Seria ka nisur të tërheqë shumë vëmendje dhe do të vazhdojë deri në 18 maj me momentet më domethënëse të ikonës së basketbollit, dhe skuadrës së tij të pathyeshme. Last Dance evokon një epokë rekord të Majkëll Xhordan, Dennis Rodman, Steve Kerr dhe Skoti Pipen e shumë legjendave të tjera të basketbollit.
Dy episodet e para janë ndjekur nga më shumë se 6 milionë spektatorë ndërsa në total në dokumentar janë intervistuar 106 persona, mes të cilëve dhe ish presidentët amerikanë, Barack Obama e Bill Clinton. Por jo vetëm kaq.
legjenda Majklëll Xhordan do të dhurojë të gjitha fitimet për bamirësi, shumë e cila sipas revistës Forbes do të shkojë në rreth 5 milionë Dollarë.
Top Channel