Rusia ndërton akullthyesen e re bërthamore, dy herë më të fuqishme

24/04/2020 21:57

Akullthyesja e re bërthamore më e fuqishme në botë, edhe kësaj radhe do të ndërtohet në Rusi. Mjeti i ri gjigand do të dorëzohet në vitin 2020 dhe pritet të lërë në hije fuqinë e akullthyeseve ekzistuese, me impjantin energjitik bërthamor 120-Megawatt që do të ketë në bord.

I quajturi ndryshe Project 10510, mori dritën jeshile kësaj jave për ndërtim në impjantet e Lindjes së Largët ruse Zvezda, nga korporata Rosatomflot. Prej kufizimeve të koronavirusit edhe kjo kontratë u miratua me video-konferencë.

Projekti ishte hartuar prej vitit 2016, dhe do të lërë në hije çdo akullthyese ekzistuese, përfshi dhe dy akullthyeset bërthamore ruse në ndërtim 22220.

Mjeti i parë i kësaj kategorie, Arktika, është aktualisht duke kryer testimet detare dhe do të bashkohet me flotën në fund të vitit, ndërsa dy anijet pasuese do të lëshohen në dy vitet në vijim.

Arktika mund të çajë akullin deri në tre metra të trashë ndërsa akullthyesja e re është projektuar të lundrojë mes akullit 4.3 metra të trashë, si dhe të qëndrojë në det për tetë muaj pa ndaluar në port.

Motorët e saj do të prodhojnë 120-MWatt energji në krahasim me 60-MWatt të Arktika.

Ajo do të jetë 200 metra e gjatë dhe rreth 40 metra e lartë, afërsisht sa një ndërtesë rezidenciale 13 katëshe.

Të dyja mjetet do të përdoren për hapjen e rrugës së lundrimit për mjete më të vogla në rrugët e Detit të Veriut dhe do të shoqërojnë anijet prej depozitave energjitike Arktike.

Kostoja e llogaritur e saj do të jetë 127 milionë rubla (rreth $1.7 miliardë). Rusia thotë se kërkon të ndërtojë tre mjete të tilla deri në vitin 2033.

FOTO GALERI
1/3
Mjeti i ri gjigand do të jetë 200 metra e gjatë dhe rreth 40 metra i lartë, afërsisht sa një ndërtesë rezidenciale 13 katëshe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA