Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por që mundësitë për reshje janë të pakta. Moti i kthjellët dhe rritja e temperaturave do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03ºC në 15ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 23ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të i kthjellët. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 19ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel