Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” aktori i dashur i humorit, Sejfulla Myftari.
Cekja, siç të gjithë e njohin, u shpreh që është mërzitur së tepërmi këto kohë karantine, pasi nuk është mësuar të qëndrojë kaq gjatë në shtëpi. Po ashtu ai shprehet me humor, se edhe pse ka 40 vite me gruan dhe janë bërë si motër e vëlla prap grinden.
“Më thotë gruaja, o Zot o Zot sa e kënaqur jam që po rrimë kaq shumë bashkë, por dil ndonjë ditë vetëm sherr mos bëj”, shtoi më tej ai.
Sakaq, Cekja tha se i mungonin shumë kolegët e miqtë, por mbi të gjitha ishte i mërzitur për shumë koncerte e dasma ku ishte i ftuar, por që tashmë janë anuluar si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.
“Më duket sikur jam në arrest shtëpie. Kemi një moment filmi me Drilon Hoxhën për të xhiruar dhe kam dalë pak. Me gruan zihem, s’kam ça të bëj tjetër, rri, rri, zihem me gruan. Tashmë më është bërë si motër, kam 40 vite me atë. Nuk bëj punë shtëpie, nuk ia them fare. Për çfarë ta ndihmoj unë në shtëpi gruaja në shtëpi, unë gjellë nuk bëj deri te sallata jam. Nuk ka shanse të laj enët, i thyej. Të rrish në shtëpi vetëm bukë të hahet, dhe në 12 të natës ha bukë. Kam shtuar ja një gjysmë kile këto kohë, jo më shumë.”
Më tej biseda zhvendoset te filmat.
“Një baba tjetër është një nga më të bukurat (i referohet filmit “Një Baba Tjetër”), ku Cekja ka luajtur së bashku me Behar Merën dhe Rita Latin) sepse është tragjiko-komik dhe është shumë e dhimbshme. Momenti që më varin te pema ka qenë momenti më i vështirë, sepse mezi flisja (një moment i filmit, ku Cekja, në rolin e vjehrrit, shikon gruan e djalit, Rita Latin, që po bënte dashuri me shokun e djalit të tij, e luajtur nga Behar Mera). Më shumë kolegët, koncertet dasmat që i kemi anuluar. Ajo është punë si të gjithë të tjerët, shyqyr Zotit që komunikojmë në Skype”, u shpreh Cekja.
Top Channel