Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulën ishin të ftuar këngëtari Skedi Ago dhe partnerja e tij Vesa.
Familja e çiftit prej katër muajsh është shtuar me një anëtar të ri, djalin e tyre Royn. Mirëpo të pyetur nga Bieta, se kur do t’i bëjnë një vëlla ose motër Royn, çifti u shpreh se e ka ndërmend, por të paktën kur Royn të jetë 3 vjeç.
Po ashtu ata u shprehen se këtë muaj e agjërojnë, madje Skerdi tha se sukseset që ka arritur në jetë janë rezultat dhe i fesë.
“E kemi në plan një fëmijë tjetër, por të paktën kur Royn të jetë 3 vjeç. Unë e kam agjëruar çdo vit, përveç vitit të kaluar që kam qenë shtatëzëne. Nuk ndihesha mirë, më duhej të mrrja medikamente dhe nuk munda të agjëroja”, u shpreh Vesa
Ndërsa Skerdi tha:
“I lutemi zotit të kaloj sa më shpejt kjo situatë e koronavirusit. Unë ndihem mirë se një pjesë e mirë e suksesit tim ka ardhur dhe nga feja. Kam bërë dy vite medrese dhe kam marrë njohuri të shumta nga feja. I bëj thirrje të gjithë besimtarëve agjërim sa më të lehtë”.
Top Channel