Edoardo Reja rrëfehet në Supersport. Në një intervistë trajneri i kombëtares shqiptare foli për shumë tema, duke konfirmuar se ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Shqipërinë, por je deri në vitin 2024 siç ishte thënë në media por deri në përfundim të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. Ai nuk komentoi deklaratat e bashkëkombasit të tij Christian Panucci ndërsa zbuloi edhe disa nga objektivat afatshkurtër me kuqezinjtë.
“Do kisha ardhur që nesër në Tiranë, por Koronavirusi nga prishi të gjitha planet. Do vij shumë shpejt në Shqipëri. Në Itali më 4 maj do lejohet të lëvizet dhe sapo të më jepet mundësia do vij në Tiranë, pasi kam edhe shumë mall. Nuk është një situatë shumë e mirë, personalisht jam mirë. Por shumë njerëz për shkak të kësaj do ngelen pa punë”.
“Kam biseduar me Dukën dhe kemi folur për kalendarin, kur do mblidhet Kombëtarja. Ai kishte shumë besim dhe mendoj se në shtator do të mblidhemi sërish”.
“Kontrata? Kam rinovuar dhe kam nënshkruar dhe nuk e di pse thuhet se unë nuk kam rinovuar. Duhej të bëja konferencën, por nuk u bë për shkak të Koronavirusit. Duhet të isha aty të flisja edhe për grupin e Ligës së Kombeve, por virusi prishi gjithçka”.
“Kemi rinovuar deri në vitin 2022, dhe i thashë Dukës që 4 vite janë shumë. Do diskutoj më shumë për kontratën dhe nuk dua të firmos një kontratë afatgjatë. Dua të jem më shumë dhe më shpesh në Shqipëri, për të ndjekur më shumë kampionatin shqiptar”.
“Paga? Jam i gatshëm të jap ndihmën time, nëse është mundësia të jap një dorë atëherë do mbështet ata që kanë problem për këtë. Nuk më pëlqen që është bërë publike, pasi doja të ishte në fshehtësi”.
“Kam një akord me Kombëtaren dhe nëse ka dikush vështirësi, jam i gatshëm të heq dorë fare nga paga, për t’i ardhur në ndihmë të prekurve”.
“Deklarata e Panuccit? Nuk flas për kolegët. Por kam ndryshuar shumë nga Panuçi. Më vjen keq që nuk kam ardhur më parë, pasi jemi duke bërë shumë mirë. Nuk më interesojnë ato që ka dhënë Panuçi, por njerëzit që e ndjekin futbollin e shikojnë dallimin”.
“Vendi i parë në Ligën e Kombeve? Mund të luajmë edhe për këtë. Nuk dua të bëj parashikime, objektivi është të përfundojmë në vendin e parë. Shqetësimi më i madh është se si do të kthehen lojtarët. Bjellorusia është një skuadër e fortë, duke ditur që kampionati aty vazhdon të luhet dhe do jenë më të përgatitur”.
“Nuk kam frikë nga virusi, mezi po pres të kthehem në fushë. Nuk jetoj dot pa futboll, duke ditur që merrem me këtë që 16 vjeç. Kohën e kaloj duke qëndruar në kompjuter. Flas me Balajn që po stërvitet, por edhe me të tjerët. Gjimshiti është më në formë se të gjithë, duke ditur se është stërvitur gjatë kësaj kohe. “, u shpreh Reja për “Supersport”.
Top Channel