“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, reagon sërish Rama pas publikimit të renditjes: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… 11/08 20:41
Kryeministri Edi Rama foli edhe për rastin e parë në qarkun e Gjirokastrës, të një emigranti të vetëkarantinuar në hotel.
Ai tha se nëse nuk do të ishte marrë vendimi për vetëkarantinim të detyruar në hotel, bilanci i të infektuarve do ishte më i lartë.
“Do të kishim një vatër të re infeksioni. Ku ka kryeministër në botë që do të dojë t’i shtojë vetes së vetë halle kaq të mëdha sa halli i kësaj situate dhe halli i të qeni në shënjestër për sharje dhe mallkime.
Dakord. më thoni ça të doni, i gëlltisë të gjitha”, tha Rama.
Top Channel