Kryeministri Edi Rama e nisi video mesazhin e tij me qytetarët duken folur për rastin e një djali që kishte infektuar dhe prindërit e tij.

“E nis me një fakt aspak pozitiv, i konstatuar nga testimet që tregojnë përgjegjësinë që ka secili prej nesh, që tregon se sa do polici apo ndëshkime të kemi çdo gjë varet nga sjellja e secilit prej nesh. Jemi në një luftë ku secili duhet të respektoje rregullat që mos ti fus bombat familjes në trup”, tha Rama.

“Një djalë pa simptoma , shkon në një zonë tjetër se e kishte marrë malli, i infektoi të dy prindërit. Sot ata janë të rrezikuar seriozisht ndërsa djali dhe tani që flasim ska simptoma. Ne jemi në kushtet që do hapemi, por roja që nuk duhet të lëshojë instikamin është vetja jonë.

Ajo që dëgjohet tani: Është pse nuk lirohemi, ne dimë vetë të mbrohemi. Po ne do të hapemi por duhet të tregohemi të përgjegjshëm , pse si kujtoni ju se mua s’më ka marrë malli për nënën timë. Por tani nuk është koha. Sepse këto rregulla na mbrojnë të gjithëve”, vijoi ai më tej.

Top Channel