Nëna e një 9-vjeçari të vrarë nga sulmi i tmerrshëm i një qeni bulldog, ka dalë dje në gjyq e akuzuar si përgjegjëse për vdekjen e tij.
Nxënësi i klasës së tretë Frankie Macritchie vdiq nga humbja e gjakut pasi u sulmua nga një qen i shkartisur me racë bulldog, në një park pushimi në Cornwall, Britani.
Nëna e tij Tawney Willis, 31 vjeçe, doli para gjyqit e akuzuar për neglizhencë ndaj të voglit, shkaktim të panevojshëm vuajtjesh ose lëndimesh.
Ajo u shfaq në gjyq me anë të video-konferencës prej masave të koronavirusit.
E zonja e qenit Sarah Totterdell, 29 vjeçe, u paraqit në gjykatë më herët me të njëjtat akuza.
Viktima Frankie, nga Plymouth, ishte vetëm në rulotën e tij, kur u sulmua nga qeni i racës së përzier me bulldog.
Kafsha u eliminua pas ngjarjes dhe dy gratë u akuzuan.
Babai i Frankie, Billy MacRitchie, nuk ishte me ta në pushime kur ndodhi tragjedia, por ka thënë se vdekja e djalit të tij i ka shembur botën në një milionë pjesë.
Në një letër për motrën e tij Danielle, të postur më pas në Facebook babai shkruante: “Djali im Frankie Gray MacRitchie, dhe e gjithë bota ime është shembur në një milionë copa. Babai është i humbur dhe nuk e di si dotë jetojë pa ty. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, ti ishte e gjithë jeta ime dhe tani nuk je më.”
Top Channel