Plani “Marshall”, FIFA ndihmon federatat me 150 mln dollarë!

24/04/2020 23:03

FIFA i vjen në ndihmë futbollit dhe 211 federatave antare të saj duke aplikuar menjëherë planin “Marshall” që konsiston në dhënien e një fondi prej 150 milionë dollarësh që do t’u shpërndahen 211 federatave pjesëmarrëse me të drejta të plota në organizmin më të lartë të futbollit botëror. FIFA do t’ua shpërndajë këtë fond federatave të cilat më pas do t’ua ndajnë klubeve të tyre, duke i lehtësuar disi ato nga kriza financiare e koronavirusit.

Në pak ditë do të kryhen të gjitha financimet operative për vitet 2019 dhe 2020, njofton FIFA.

“Pandemia ka shkaktuar shumë shumë sfida për të gjithë komunitetin e futbollit dhe duke qenë se jemi qeveria botërore, është detyra e FIFA-s që të mbështesë gjetjen e rrugëve për të përballuar nevojat e menjëhershme”, ka shpjeguar presidenti Gianni Infantino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA