Andrea Petagna do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhshëm, pasi De Laurentiis mbylli me sukses marrëveshjen për blerjen e tij nga Spali, ndërsa vetë sulmuesi shprehet se është gati për të nisur një aventurë të re.
“Napoli është një rast shumë i rëndësishëm për jetën time dhe më vjen në një moment kur kam shënuar shumë gola, jo vetëm me Spalin e Atalantën, por edhe në Serinë B. Kam krijuar një eksperiencë të mjaftueshme, që besoj se do të më ndihmojë të përballoj me sukses këtë eksperiencë të re”, deklaroi sulmuesi.
Andrea Petagna është rritur në ekipet e moshave të Milanit ,ndërsa te Napoli do të ketë për trajner një tjetër legjendë të kuqezinjve si Genaro Gattuso, për të cilin flet me superlativa, ashtu si edhe për shokët e rinj të repartit.
“Mezi pres të stërvitem me Gattuson dhe të luaj në krah të sulmuesve si Insigne e Mertens, të cilët i adhuroj, ndonëse kemi cilësi të ndryshme në fushën e lojës. Megjithatë momentalisht jam përqendruar që të lë Spalin në Serinë A dhe më pas do të jap gjithçka me Napolin, për të shpresuar për një vend në Europian”, u shpreh Petagna.
Top Channel