
23/02 22:38
Mesfushori 23-vjeçar i Montpellier, i cili ishte lojtari i parë i Ligue 1, që u prek nga koronavirusi, është shtruar në repartin e terapisë intensive në spitalin e qytetit, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ndjeshëm.
Siç bën me dije klubi francez, futbollisti u shtrua në spital në fillim të javës, ndërsa sot ka kaluar në repartin e terapisë intensive, pasi kishte probleme me aparatin tretës dhe frymëmarrjen.
Junior Samba iu bashkua Montpellierit në verën e 2017-ës, ndonëse nuk ka arritur të shndërrohet në titullar fiks të kësaj skuadre, ndërsa u bë i pari lojtar i prekur me Covid-19 në Ligue 1.
Top Channel