Është arrestuar autori që plagosi në Korçë punonjësin e rendit, pasi ky i fundit e gjobiti.

Spartak Zotka u godit me thikë në pjesën e fytyrës, teksa ngjarja në fjalë ndodhi në qendër të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kohë karantine/ Për një gjobë, plagoset me thikë një polic në Korçë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA