“Motra ime po vdes nga koronavirusi”- fjalimi prekës i anëtares demokrate në Kongres

24/04/2020 03:11

Maxine Waters, një demokrate nga Kalifornia dhe kryetare e Komisionit të Shërbimeve Financiare me ndikim në Shtëpinë e Bardhë, tha të enjten se motra e saj po vdes nga koronavirusi në një spital në St Louis, Misuri.

“Unë do të marr një moment për t’ia kushtuar këtë vendim motrës time të shtrenjtë që po vdes në një spital në St. Louis, Misuri tani, e infektuar nga koronavirusi,” tha Waters.

Fjalët prekëse demokratja i tha përpara se të bëhej votimi i paketës me vlerë 480 miliardë dollarë për krizën e koronavirusit.

Waters është një demokrat-liberale që ka qenë shumë herë më kritike sesa kolegët e saj ndaj presidentit Trump. Ajo ka shërbyer në Kongres që nga viti 1991.

Waters nuk është anëtarja e vetme e Kongresit që ka pasur ekperienca të hidhura me virusin. Këtë mëngjes, senatorja demokrate Elizabeth Warren nga Massachusetts u shpreh se vëllai i saj ndërroi jetë nga koronavirusi.

SHBA/ Miratohet paketa me vlerë 480 miliardë dollarë për krizën e koronavirusit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA