23/11 20:33
Ndonëse futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për merkaton, pasi klubi zviceran i Zyrihut zyrtarizoi ditën e djeshme sulmuesin 17-vjeçar të Interit Willy Gnonto.
Ky i fundit ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të zikaltërve dhe njëkohësisht ishte aktivizuar edhe me Italinë në Botërorin për U17, ndërsa për tre sezonet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit zviceran.
Sulmuesi ishte pa kontratë me Interin, ndaj nuk kishte nevojë për një dritare merkatoje për të zyrtarizuar marrëveshjen, ndërsa zikaltrit tani do të përfitojnë vetëm një dëmshpërblim prej 200 mijë eurosh, pasi kanë rritur lojtarin.
Top Channel