Libi, forcat qeveritare sulmojnë milicitë e Haftarit në jug të Tripolit

24/04/2020 04:21

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), ka nisur një sulm ndaj milicisë së komandantit renegat Khalifa Haftar në jug të kryeqytetit Tripoli.

Mustafa al-Majei, zëdhënës i Operacionit të GNA-së “Burkan Al-Ghadab”, për AA tha se forcat e qeverisë libiane kanë nisur një sulm kundër milicisë së Haftarit në zonën Al-Khallatat. Ai shtoi se forcat e GNA-së shkatërruan tre automjete të armatosura të milicisë së Haftarit, duke theksuar se akoma vazhdojnë luftimet në zonë.

GNA ka qenë e sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë. Ajo filloi operacionin “Stuhia e Paqes” më 26 mars për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve ndaj kryeqytetit. Që nga rrëzimi i sundimtarit disa dekadësh të vendit, Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy pushtete: ajo e Haftarit në lindje të Libisë, e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe ndërkombëtare./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA