Goditi me thikë policin sepse e kishte gjobitur, ky është autori i plagosjes së sotme në Korçë

24/04/2020 15:07

Mesditën e sotme, në qendër të Korçës një punonjës i rendit u plagos në fytyrë me thikë për shkak se kishte gjobitur agresorin 48-vjeçar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur prej detyrës, pasi 48-vjeçari I.F, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.

Punonjësi i policisë Spartak Zotka, aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA