“Është në gjendje të habitshme”/ U sëmur rëndë nga Covid-19, Trump “rrëfehet” pas telefonatës me Boris Johnson-in

24/04/2020 09:25

“Kryeministri Boris Johnson është në formë “të pabesueshme”, pasi u sëmur rëndë me COVID-19″, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, teksa janë ngritur spekulime se lideri britanik po përgatitet të kthehet në punë për të vendosur se si do të hiqen masat shtrënguese.

Johnson, 55 vjeç, kaloi tre net në kujdes intensiv në një spital në Londër në fillim të këtij muaji pas shqetësimeve nga COVID-19, për të cilat u trajtua me oksigjen. Ai më vonë tha se i kishte borxh jetën stafit të spitalit.

“Dukej për bukuri,” tha Trump pasi komunikoi përmes një telefonate me Johnson-in, në fillim të kësaj jave. “Ishte gati t’ia niste sërish.”

“Është  porsi Borisi i vjetër,” tha Trump. “Po bëhet mirë.”

Gazeta Daily Telegraph raportoi se Johnson po planifikon të kthehet në punë qëtë hënën. Po kështu, ministri i tij i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se kryeministri po bëhet mirë.

“Ky vendim është nga kryeministri në konsultim me mjekët e tij,” tha Hancock. “Unë fola me të dje, ai është në gjendje shumë të mirë dhe po shërohet qartë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA