Ëndra e Laçit: Shpresoj të jem pjesë e Kombëtares që në grumbullimin e radhës

24/04/2020 22:55

Qazim Laçi ëndërron të veshë fanellën e Kombëtares A, madje në një të ardhme të afërt. Futbollisti 24-vjeçar, i cili është pjesë e Ajaccio në Ligën e Dytë të Francës pret një ftesë nga Edy Reja. Në lidhjen me “FanZone”, në SuperSport, tregon se si po e përjëton situatën e pandemisë së COVID-19.

“Për, momentin stërvitemi individualisht, me programin që na ka dhënë klubi. Na kanë thënë që më 11 maj do të nisim stërvitjen. Dje, një lojtar i Ligës së Parë kishte Koronavirus dhe nuk e dimë se kur do të fillojmë. Deri tani ka qenë sezoni më i mire, duke parë ecurinë e skuadrës”.

Shpresa për një ftesë nga Reja: Jam gëzuar shumë për shokët që kam luajtur te Shpresa e që tani luajnë në ekipin e parë. Kjo do të thotë që te skuadra e U-21 është bërë një punë e mirë. Shpresoj që edhe unë të jem pjesë e Kombëtares kur të mblidhet sërish.

Dëshira: Për momentin, PSG është klubi më i mirë në botë. Janë shumë skuadra që kam dëshirë të luaj. Olimpiakosi është skuadra e zemrës dhe kam oatur gjithmonë ëndërr të luaj atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA