“Sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”/ Covid-19, Merkel: Ja ç’duhet të bëjë Evropa

23/04/2020 11:02

Kancelarja Merkel tha se kontrollimi i virusit është një sfidë e madhe për kohezionin e Evropës.

“Kjo është sfida më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e popullit tonë,” i tha ajo Bundestag-ut.

Sot, Merkel do të bashkohet me liderët e tjerë të BE-së në një video-konferencë për krizën.

Ajo tha se duke vazhduar “me disiplinën maksimale, ne mund të kthehemi të jetojmë në siguri më shpejt”. Kancelarja paralajmëroi se një disiplinë e tillë është e nevojshme.

“Ne nuk duhet të humbim atë që është arritur tashmë,” tha ajo, duke vlerësuar efikasitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor të Gjermanisë dhe ndihmën e forcave të armatosura në përpjekjen kombëtare.

Vendimet e qeverisë së saj në këtë krizë “nuk kanë model historik”, tha ajo.

“Pyetja se si mund ta parandalojmë virusin të mbingarkojë sistemin tonë shëndetësor dhe më pas të kushtojë jetën e njerëzve të panumërt, kjo pyetje do të jetë për një kohë të gjatë pyetja kryesore për politikën në Gjermani dhe Evropë.”

Ajo tha se Evropa duhet të forcojë aftësinë e saj për të prodhuar pajisje të specializuara mjekësore, në vend që të varet nga furnizimet globale, të cilat tani janë shumë të shtrira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA