18/11 15:00
Deputeti Kujtim Gjuzi ka zgjedhur ta nisë direkt fjalën e tij në parlament me akuza për qeverinë.
“Ishim ne ata që lejuam Ramën të vazhdojë teorinë e tij, por nuk mundte të zgjedhë se kush do të zgjedhë opozitën. Pse se çoni para drejtësisë Lulzim Bashës, ish- ministër i Brendshëm për 4 vrasjet në Bulevard”, tha Gjuzi.
Ndërkohë kreu i kuvendit Ruçi ia ktheu: Lulzim Basha nuk është këtu. Të paktën t’i jesh mirënjohës se të bëri deputet, që të pruri në këtë sallë
“Nga ajo opozitë e papërgjegjshme ne jemi këtu”, ia ktheu Gjuzi.
Top Channel