Pas Danimarkës e Polonisë, edhe Franca ndalon dëmshpërblimet e koronavirusit për kompanitë ‘offshore’

23/04/2020 17:21

Franca ëshë bërë vendi i fundit që ndalon paketat e ndihmës së qeverisë për kompanitë e regjistruar në vende të njohura si ‘parajsa taksore’, pas një lëvizje të ngjashme nga Danimarka e Polonia.

Ministri francezi financave Bruno Le Maire njoftoi sot se kompani të tilla nuk mund të marrin pjesë në programin e ndihmës prej €110 miliardë.

“Kuptohet që një kompani me selinë e saj në një vend ‘parajsë taksore’ nuk do të përfitojë nga ndihma financiare shtetërore. Ka rregulla për t’u ndjekur, nëse dikush ka përfituar nga thesari i shtetit, nuk mund të paguajë dividentë dhe nuk mund të riblejë aksione”, tha Le Maire për mediat vendase.

Britania, Holanda, Zvicra e Luksemburgu kanë ligje me përfshirëse ndaj bizneseve të regjistruara në vende offshore.
Një zëdhënës i thesarit britanik tha se qeveria po shikon mundësinë e specifikimit të këtyre vendeve.

Danimarka ka shpenzuar miliarda për biznese që kanë humbur të ardhurat e tyre praj bllokadës së pandemisë dhe njoftoi në fundjavë një paketë ndihme prej 100 miliardë krona daneze (13 miliardë euro).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA