29/12 21:06
Një adoleshent akuzohet për përdhunim dhe një sërë veprash seksuale kundër të paktën tetë fëmijëve në një çerdhe në Devon, Angli.
Mbi djalin 17-vjeçar, identiteti i të cilit nuk mund të bëhet publik, rëndon akuza se ka prekur në vendet intime fëmijët e ”Jack dhe Jill Childcare” në Torquay, korrikun e kaluar.
Ai do të dalë përpara gjykatës i akuzuar për “prekje seksuale” të tetë foshnjeve dhe përdhunim të njërës prej tyre.
Policia konfirmoi gjithashtu se ai është akuzuar për dy përdhunime të tjera, por këto nuk lidhen me çerdhen. Kopshti i kujdesit për fëmijë aktualisht rezulton i mbyllur. Një hetim u nis verën e kaluar pasi pretendimit për abuzim seksual.
Top Channel