Në Nyon të Zvicrës, Komiteti Ekzekutiv i UEFA zhvilloi një videokonferencë ku u diskutua për shumë tema ky ajo kryesore ishte për rifillimin e kampionateve në Evropë.
Së fundmi në media u fol shumë për mundësinë e mbylljeve të Ligave në Kontinentin e Vjetër brenda datës 3 gusht, një hipotezë që duket se është konfirmuar paraprakisht nga qeveria e futbollit evropian. Direktiva e UEFA-s është që kampionatet të mbyllen me çfarëdolloj formule dhe 55 Federatat duhet që të prezantojnë planet e tyre për rifillimin e kampionateve respektive brenda 27 majit.
Synimi i UEFA është që të zhvillohen të gjitha ndeshjet e përcaktuara në kalendarin futbollistike në mënyrë që të mbyllet sezoni. Por nëse kjo nuk do të ndodhë për shkak të mungesës së sigurisë shëndetësore, pra nëse Federatat do të jenë të detyruara të mbyllin para kohe kompeticionet e tyre, atëherë skuadrat që do të luajnë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm do të përcaktohen në bazë të klasifikimit në momentin e ndërprerjes së kampionateve.
Në këtë pikë, do të jenë Federatat ato që do të duhet të dërgojnë në zyrat e UEFA listën e skuadrave pjesëmarrëse në eventet kontinentale të sezonit tjetër me UEFA që do të monitorojë aplikimin e kritereve të meritës sportive dhe transparencën. nëse nuk do të ketë respektim të tyre, ekipeve do t’u mohohet pjesëmarrja në kompeticionet e saj
Ndërkaq, UEFA vendosi zyrtarisht shtyrjen e kampionatit Evropian te futbollit të femrave i parashikuar të mbahej këtë vit në Angli, për në periudhën 6-31 korrik të vitit 2022 po në tokën britanike
Top Channel