Mamaja me koronavirus zgjohet pas 10 ditësh në koma/ Mëson se është shtatzënë me binjakë

23/04/2020 14:45

Një mama e cila gjendej në koma, teksa po përballej me pandeminë Covid-19, zbuloi kur u zgjua se ishte në pritje të dy binjakëve. 32-vjeçarjes Danielle Martin, nga Belfast, Irlandë iu dha lajmi i gëzueshëm, porsa mundi të zgjohej pas plot 10 ditëve.

Mamaja e tre fëmijëve u dërgua me urgjencë në spital më 30 mars, për shkak se nisi të ndihëj “si e mbytur”. Ndonëse fillimisht u diagnostikua me pneumoni, Danielle, e cila asokohe ishte 9 muajshe shtatzënë, më 1 prill u testua pozitive me Covid-19.

Partneri i saj, Bryan Green druhej se mund të ndodhte më e keqja me të shoqen dhe binjakët, teksa ajo gjendej në koma.

“Pata një shtrëngim dhe dhimbje kraharori, mendova mos kisha infeksion. Por më tej situata u përkeqësua, mezi merrja frymë dhe Bryan njoftoi ambulancën. Sapo shkova në spital më futën në respirator”, tregon Martin.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA