Kurti: Kam pranuar dorëheqjen e Nenad Rashiq, pas ngritjes së aktakuzës

23/04/2020 14:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot ka pranuar dorëheqjen e Nenad Rashiq, nga pozita e këshilltarit politik dhe drejtori të Zyrës për Komunitete.

“Rashiq ma ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij, dhe unë e kam pranuar dorëheqjen e tij dhe kam shprehur falënderimin tim për këtë punë tre javore”, ka thënë Kurti.

Dorëheqja e Rashiq ka ardhur pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë.

Lidhur me këtë aktakuzë, Kurti ka thënë se beson në pafajësinë e Rashiq.

“Gjithmonë e kam çmuar dhe vazhdojë ta çmojë për korrektësinë, dhe vendosmërinë e tij, i bindur që ka dhënë kontribut edhe për Kosovën dhe qytetarët serb. Pa u bërë dy javë nga emërimi i tij, ndaj tij u ngrit aktakuzë nga Prokuroria. Unë besoj në pafajësinë e z.Rashiq. Në këto akuzat e regjimit të vjetër të shtetit të kapur të Kosovës më e vlefshme është shihet cilët emra mungojnë se cilët emra lexohen”, tha Kurti.

Nenad Rashiq ishte emëruar në pozitën e këshilltarit politik të kryeministrit dhe drejtorit të Zyrës për Komunitete më 2 prill 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA