Ish-trajneri i Dinamos 5 ditë me respirator, Blanco: Koronavirusi është si…

23/04/2020 17:10

E mbani mend Luis Manuel Blancon, trajnerin argjentinas që për pak muaj në vitin 2010 drejtoi skuadrën e Dinamos që sapo ishte shpallur kampione e Shqipërisë. 66-vjeçari është një nga njerëzit e shumtë të sportit që është prekur nga koronavirusi dhe gjatë këtyre ditëve të fundit i është dashur të luftojë fort për jetën, pasi gjendja e Blancos ka qenë e rënduar dhe ai ka qëndruar për 5 ditë me respirator që e ka ndihmuar të marrë frymë.

Gjithsesi Blanco tashmë është më i mirë por vazhdon të jetë i shtruar në një spital në Marbella të Spanjës ku jeton aktualisht. Në një intervistë ai foli për gjendjen e tij duke e përshkruar me këto fjalë makthin që ka jetuar gjatë këtyre ditëve.

“E di që është ende herët atje, por po përfitoj nga ora këtu kur mund të flas, para se të vijë fizioterapisti që të punojë. Siç e sheh, jam larguar nga terapia intensive, tani jam në një zonë të kufizuar, i izoluar, duke u munduar të rikuperohem, që do të thotë të kesh ajër mjaftueshëm sa të mund të flasësh, ecësh dhe gjithçka që ky virus lë pas.Ky është si një kamion që të kalon sipër, por e mposhtëm. Dëshiroja të të dërgoja këto fjalë dhe falënderime për të gjithë ata që janë lutur për mua që t’ia dal mbanë. Ju dërgoj një përqafim të madh”, tha Blanco në një audio të publikuar në programin Dos në Punta de Mendoza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA