Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, deklaroi se qeveria po tallet me shqiptarët sa i takon masave për frenimin e COVID-19.
Por ai nuk i kurseu as ironitë për qëndrimin e presidentit Ilir Meta për konsensusin për Kodin Penal.
“Nuk e di nëse jeni konsultuar për zgjatjen e afatit, a jeni konsultuar me shefin. A keni folur për këtë, se i vjen një sms Taulantit nga llozhat e shkarkohet prapë Usliu. Flisni para, me dashurinë e Gjirit të Lalzit dhe me ngjalat. Flisni para dhe pastaj hajdeni. Ju jeni ndarë, me rojën, gardianin. Skënderbeun e kushtetutës, Besëlidhjen 2 të Lezhës dhe u pajtuat. Një gjë ndodhi që Belushi njohu Kuvendin. Por ndoshta ka njohur dje ka njohur veten dhe gardianin. Duhen para kamerat e sigurisë, mbase do shoh se ka ardhur Blushi e ka votuar dhe gardiani. Bllokoi patenta, vuri gjoba, 16 mijë gjoba, dhe doli të premten dhe tha; “ua falim.
Se ata qytetarët nuk dinë. Unë i anulojë të gjitha të premten”. A është dakord ai për 23, e pyetët kapon. Masat janë tallje për shqiptarët. Sulltani tha, burri në timon, gruaja skiç. Po ça thoni? ! kjo është tallje. A flenë burrë e grua gjumë bashkë. Jo se ngjitet koronavirusi! Tender e monitorëve sekret, tender për masat sekret. Çfarë thotë raporti i KLSH?! 75 % e tenderave sekretë janë më të lartë se sa vlera ofertuese. Se di se si i bëni shqiptarëve arrest shtëpie, kur ata që i kishit në burg i çuat në shtëpi. Pa i dhënë një lekë. 242 tendera sekret keni bërë. Zoti Beqaj, mos po kërkoni karrigen e ministrit (i drejtohet Beqajt). A je dakord që të shtunën të dalin pensionistët, të dielën të fejuarit, të hënë të dashuruarit. Keni menduar pët tregtaret? Për bujqësinë? 180 mln euro ka dhënë BE për fond. Një kredi që janë lekë për shqiptarët. Shoh që janë më shumë demagogji dhe propagandë. Ju mendoni se shqiptarët i ka ruajtur masat tuaja? Dashtë zoti që nuk përkeqësohet gjendja se do bëhemi më keq se veriu i Italisë e SHBA-ja.”, tha Murrizi.
Top Channel