KURBIN- Hendri Gjoka është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë 19-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.
Informacion paraprak:
Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel