Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 5 infermierë, prej të cilëve, 4 në Kukes dhe 1 në Fier janë shëruar nga COVID-19, pas testit të kryer në laboratorin e virologjisë në ISHP.
Në total deri tani janë shëruar 47 personel shëndetësor, ndërsa 385 qytetarë janë të shëruar deri tani.
”Edhe 5️⃣ infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit ??
Janë 4️⃣7️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Deri tani janë 3️⃣8️⃣5️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh??
#FORCA”, shkruan ministrja.
Top Channel