123 viktima në Greqi! Alarmante situata në kampet e refugjatëve, zbulohet një tjetër vatër e mundshme

23/04/2020 09:46

Dy viktima të reja janë regjistruar sot në Greqi nga Covid-19, saktësisht një në Athinë e një në Selanik. Kështu, numri i viktimave në vendin fqinj ka kapur shifrën 123.

Ndërkohë autoritetet greke të shëndetësisë ndodhen përsëri në alarm, pasi është gjetur një rast me Covid-19 në një kamp tjetër refugjatësh, në Malakasa, 38 km në verilindje të Athinës.

Ky kamp ndodhej në karantinë prej datës 5 prill kur është regjistruar rasti i parë me një refugjat nga Afganistani. Tashmë mendohet zgjatja e karantinës edhe për 14 ditë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA