Vala e dytë e coronavirusit në SHBA pritet të “shfaqet” gjatë dimrit, mund të jetë më e fuqishme sesa e para

22/04/2020 10:17

Vala e dytë e virusit COVID-19 pritet të “shfaqet” në Shtetet e Bashkuara gjatë dimrit, dhe mund të jetë shumë më e fuqishme sesa e para, kjo për faktin se do të shfaqet në sezonin kur viruset janë më prezent.

Ky paralajmërim është bërë i ditur nga Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield.

Gjatë një interviste dhënë për Washington Post, ai tha se SHBA-të sigurisht se do ta kenë të njëjtën kohë epideminë e gripit dhe të coronavirusit, që sipas tij ky kombinim do të jetë shumë më i rëndë për sistemin kombëtar të shëndetësisë, që tashmë është goditur rëndë nga vala e parë.

Redfield ka shtuar se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është duke biseduar me zyrtarë lidhur me mundësinë e regjistrimit dhe trajnimin e vullnetarëve, me qëllim që të krijohet një forcë e re pune që do ta luftonte coronavirusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA