Stresi vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit të “The Top List” për 4 javë rresht, duke mos u mposhtur nga asnjë projekt i ri apo ekzistues.
Një këngë shumë ritmike dhe duket se “Loco” është pikërisht kënga që duhet të dëgjohet në këto ditë karantinimi.
Po sa larg është Stresi për të kapur rekordin si artisti që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë?
Rekordin si artisti që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë me të njëjtën këngë është Unikkatil dhe kënga e tij “Një milionë rrugë”. E publikuar në prill në vitit 2018-të, ky projekt muzikor ka mundur të qëndrojë në vendin e parë për 9 javë ndërsa kënga e dytë që ka qëndruar më gjatë në krye është bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom, “Columbiana”, me plotë 8 javë.
Ndërkohë që Stresi këtë javë shënon 4 javë në vendi e parë, i duhet të paktën edhe 5 javë që të kapë rekordin e Unikkatil dhe 6 javë që të kalojë rekordin e tij.
A do ia dalë Stresi të kapë këtë rekord? Kjo mbetët në duart e fansave të “çmendur” të reperit.
Top Channel