Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 166 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Për shkak të koronavirusit, me 166 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve në vend ka arritur në 2.741, ndërsa me 2.498 raste të reja ka arritur në 43.079 numri i rasteve, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria dje në një deklaratë njoftoi numrin e vdekjeve nga virusi në 2.845, por pas disa orësh njoftoi se kjo deklaratë ishte e gabuar dhe njoftoi numrin në 2.575.
Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil./AA
Top Channel