Numri i të vdekurve nga cikloni Gezani shkon në 40 në Madagaskar, ishulli Toamasina pa ujë dhe energji elektrike Gjermania tha se ka regjistruar edhe 2,237 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Shifra paraqet një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve, për të dytën ditë me radhë, tha Instituti i Sëmundjeve Infektive Robert Koch.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 145,694, edhe pse rreth dy të tretat e tyre tashmë janë shëruar.
Në 24 orët e fundit është rritur për 281 edhe numri i viktimave, i cili aktualisht është 4,879.
Këtë javë, Gjermania ka lehtësuar disa masa të izolimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së sëmundjes.
Autoritetet atje kanë hapur disa dyqane të vogla dhe kanë lejuar rinisjen e disa orëve mësimore.
Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar që Gjermania të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur, siç ka thënë ajo, rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme.
Gjermania, edhe pse ka numër të madh të të infektuarve, ajo ka numër më të vogël të viktimave krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën dhe Francën – secila me mbi 20,000 të vdekur.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.
Top Channel