Masat shtrënguese të Covid-19 do të zgjaten në Ukrainë deri më 11 maj, me pretendimin se piku i pandemisë do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm.
“Ne duhet t’u tregojmë njerëzve saktësisht se kur dhe çfarë do të hapet dhe cili është plani i veprimit të qeverisë,” thuhet në një deklaratë nga zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky. “Piku pritet në fillim të majit. Njerëzit duhet të kuptojnë nëse do të jetë e mundur të shëtisin nëpër parqe, të shkojnë te parukierët, noterët, avokatët dhe bizneset e tjera.”
Qeveria po shqyrton mundësi të ndryshme për të modifikuar kufizimet e koronavirusit për të ndihmuar në rifillimin e ekonomisë, sipas deklaratës.
Deri më tani në Ukrainë janë shënuar 174 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 6,592 të infektuar.
Top Channel